
Mbi 600 të vdekur dhe mbi 1.500 të plagosur pas një tërmeti me magnitudë 6.0 që goditi mbrëmjen e së dielës Afganistanin lindor pranë kufirit me Pakistanin.
Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë. Raportimet nga terreni flasin për dëme të mëdha dhe shumë viktima.
Zyrtarë lokalë thonë se bilanci pritet të rritet. Aksesi i vështirë në zonat malore dhe ndërprerjet e komunikimit po pengojnë ekipet.
Goditja kryesore u regjistrua në orën 23:47 me epiqendër rreth 27 km në verilindje të Jalalabadit dhe thellësi 8 km. Pasuan lëkundje të tjera, përfshirë një 4.5 rreth 20 minuta më pas.
Jalalabadi, me mbi 300 mijë banorë, ka shumë ndërtesa një-katëshe prej balte dhe kjo ka bërë që dëmet të jenë akoma më të mëdha. Në Kunar dhe Nangarhar janë shembur qindra banesa.
Afganistani është mjaft i rrezikuar nga tërmetet sepse ndodhet ku takohen pllakat indiane dhe euroaziatike. Vitin e kaluar një seri lëkundjesh në perëndim shkaktuan mbi 1 mijë viktima.
Autoritetet po kanë bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare dhe mbështetje urgjente humanitare.