
Një person u vra dhe tre të tjerë mbetën të plagosur mëngjesin e së hënës në Shkodër, pranë një lokali afër bashkisë.
Autor i vetëm hyri në lokal me kallashnikov dhe hapi zjarr ndaj një tavoline, ku ndodhej ish-këshilltari bashkiak Armando Pali, i cili mbeti i vrarë. Mes të plagosurve janë kamerieri i lokalit, Eugen Vaso, dhe një grua. Të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton pistat e mundshme, ndërsa Vaso lidhet edhe me çështjen “Metamorfoza”, pasi është vëllai i Denis Brajoviç Vaso, i arrestuar për vrasjen e Gjon Boriçit në vitin 2020.