
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se opozita është shumë pranë shpalljes së kandidatit për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës.
Në emisionin “Trialog” në RTSH 1, Bardhi konfirmoi se negociatat me aleatët kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe se shumë shpejt do të bëhet publik emri i kandidatit të vetëm.
“Jemi afër shpalljes së kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës, ku do të konkludohet për një kandidat të vetëm,” tha Bardhi.
Deklarata vjen ndërsa pritet dekreti i Presidentit për datën e zgjedhjeve, duke ndezur garën për kryeqytetin.