
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takojë sot krerët e partive politike për të verifikuar nëse ndonjë subjekt mund të sigurojë shumicën prej 61 votash për formimin e një qeverie të re.
Ftesat janë dërguar një ditë më parë dhe takimit i janë përgjigjur Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate.
Konsultimet pasojnë dështimin e kabinetit “Kurti 3” të marrë votëbesimin në Kuvend, ku mori 56 vota pro, 52 kundër dhe 4 abstenime.
Osmani ka afat dhjetë ditë për të përcaktuar nëse ekziston shumicë për formimin e qeverisë ose për të shpallur zgjedhje të reja.