
Presidenti amerikan Donald Trump mbërriti sot në Izrael, ku u prit nga kryeministri Benjamin Netanyahu, presidenti Isaac Herzog dhe zyrtarë të lartë izraelitë, ndërsa në Gaza ka nisur lirimi i pengjeve izraelite nga Hamasi.
Në delegacionin pritës ishin edhe ambasadori amerikan Mike Huckabee dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner, i cili ndihmoi në ndërmjetësimin e marrëveshjes së armëpushimit, së bashku me Ivanka Trump.
Gjatë vizitës, Trump do të nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit të Izraelit, çmimi më i lartë civil i vendit, për përpjekjet e tij në sigurimin e lirimit të 48 pengjeve, 20 prej të cilëve besohet se janë ende gjallë.
Hamasi ka nisur zbatimin e marrëveshjes, duke liruar shtatë pengje të para, ndërsa rreth 2,000 të burgosur palestinezë në Izrael pritet të dalin në liri si pjesë e fazës së parë të armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-të.