
Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të hënë, 6 tetor, Gjykatën e Apelit në Tiranë. Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua me armë gjatë një seance gjyqësore dhe ndërroi jetë në spital, pavarësisht ndërhyrjes kirurgjikale.
Nga të shtënat u plagosën edhe dy persona të tjerë, mes tyre dyshohet një avokat, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Autori i ngjarjes, Elvis Shkëmbi, i njohur edhe si Gjon Shkëmbi, rreth të tridhjetave, u arrestua në vendngjarje. Ai ishte palë në një proces gjyqësor për një çështje pronësie.
Policia ka rrethuar zonën dhe po heton rrethanat e plota të ngjarjes.