
Në Tiranë, Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë sot në fuqi masën e “arrestit në burg” për Ilir Metën, duke rrëzuar ankimimin e tij për heqjen e masës së sigurisë.
Seanca u drejtua nga gjyqtarja Saida Dollani. Pas shqyrtimit të argumenteve të palëve, Apeli vendosi të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë, të dhënë më 22 tetor, duke mbajtur të pandryshuar masën e sigurisë ndaj ish-presidentit.
Meta kishte kërkuar shuarjen e arrestit, por Gjykata e Apelit arriti në përfundimin se kushtet për këtë nuk plotësoheshin.