
Aktiviteti i Agjencisë së Trajtimit të Pronave është i bllokuar prej pesë muajsh nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese, ndërsa paditë kundër institucionit janë i vetmi tregues në rritje. Sipas ATP-së, në këtë periudhë janë depozituar 332 padi në gjykatat e vendit.
Agjencia parashikon që fluksi të rritet më tej, pasi 6,950 pronarë mund t’i drejtohen gjykatave për shkak të mungesës së përgjigjeve për kërkesat e tyre. Rrëzimi i dy neneve të ligjit të pronave nga Kushtetuesja pritet gjithashtu të ndikojë në shtimin e padive, pasi mund të ndryshojë formulën e përllogaritjes së kompensimeve.