
Rrethimi i tensionuar në fshatin Orosh përfundoi mbrëmjen e djeshme pasi dy personat e armatosur, Juljan Cumraku dhe Arben (Hamza) Uka, u dorëzuan para forcave RENEA pas më shumë se pesë orësh qëndrimi në një banesë të braktisur. Operacioni u mbyll pa të lënduar, falë negociatave të drejtuara me ndihmën e familjarëve.
Sipas burimeve në terren, përfshirja e motrës së njërit prej të dyshuarve ishte vendimtare për t’i bindur të hidhnin armët dhe të dilnin me duart lart. Zona mbetet e siguruar, ndërsa ekipet xheniere dhe antiterror po kontrollojnë banesën për armë dhe prova të tjera.
Cumraku dhe Uka u transportuan nën masa të rrepta sigurie drejt Tiranës për t’u marrë në pyetje.