
Ministria e Financave dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit kanë shfaqur qëndrime të kundërta pas konstatimit se raporti vjetor i performancës së kontratave PPP për vitin 2024 nuk është publikuar, megjithëse kërkohet me ligj.
Financat thonë se autoritetet kontraktuese dërgojnë të dhëna të paplota dhe të pasakta, duke e bërë të pamundur finalizimin në kohë të raportit. Drejtoria e Koncesioneve, pas ndryshimeve të strukturës në vitin 2024, deklaron se një pjesë e detyrave i takojnë tashmë Njësisë së Risqeve Fiskale.
KLSH e konsideron mosbotimin shkelje ligjore dhe kërkon që ministria të përcaktojë përgjegjësitë dhe të publikojë raportin pa vonesë. Në auditim rezulton se në vitin 2024 u financuan 11 kontrata me fond total 13.3 miliardë lekë, një realizim prej 97.4% të planit.
Raporti i munguar vlerësohet si rrezik për transparencën dhe monitorimin e risqeve fiskale të PPP-ve.