
Kosova ka shënuar sonte një arritje historike, duke siguruar për herë të parë play-off-in e Kupës së Botës, pas fitores 2 me 0 në transfertë ndaj Sllovenisë.
Dardanët kaluan në avantazh shumë herët: në minutën e gjashtë, Fisnik Asllani shënoi golin e parë dhe me rezultatin 0–1 u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, loja u thjeshtësua për Kosovën pasi Petar Stojanoviq mori dy kartonë të verdhë brenda shtatë minutave, duke lënë Slloveninë me dhjetë lojtarë.
Pak më vonë, në minutën e 64-të, Zan Karnicik realizoi një autogol të çuditshëm, që vulosi fitoren 0–2 të skuadrës së drejtuar nga Franco Foda.
Me këto tri pikë, Kosova ngjitet në vendin e dytë të Grupit B me 10 pikë, tri më pak se Zvicra kryesuese dhe shtatë më shumë se Sllovenia, kur mbetet vetëm një ndeshje deri në fund.
Një mbrëmje historike për futbollin kosovar.