
Kuvendi miratoi mbrëmë me 105 vota pro dhe 1 kundër ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe atij për Reformën Territoriale.
Komisioni për Reformën Zgjedhore do të bashkëdrejtohet nga Damian Gjiknuri (PS) dhe Oerd Bylykbashi (PD), ndërsa anëtarë do të jenë Arbjan Mazniku, Bledar Çuçi, Ulsi Manja, Olsi Komici, Aurora Mara dhe Ogerta Manastirliu nga PS, si dhe Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Albana Vokshi dhe Gjin Gjoni nga PD.
Komisioni për Reformën Territoriale do të drejtohet bashkërisht nga Arbjan Mazniku (PS) dhe Luçiano Boçi (PD). Nga mazhoranca janë propozuar Blendi Klosi, Damian Gjiknuri, Romina Kuko, Ermal Pacaj, Marjana Koçeku, Ermal Elezi dhe Klevis Jahaj, ndërsa nga opozita Jorida Tabaku, Bledion Nallbati, Xhelal Mziu, Ramadan Likaj dhe Enno Bozdo.
Këto struktura pritet të udhëheqin proceset e reformimit të kuadrit zgjedhor dhe të ndarjes administrative në vend, pas dakordësimit politik të arritur në shtator.