
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, është paraqitur sot herët në mëngjes në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Arsyeja e thirrjes nuk është bërë ende e ditur zyrtarisht, por dyshohet se lidhet me hetimet për ngjarjet e 21 janarit 2011.
Në atë periudhë, Bylykbashi ka qenë drejtor i kabinetit të kryeministrit Sali Berisha, ndaj SPAK mund ta ketë thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethanat e asaj dite. Nuk ka asnjë indicie që ai të jetë i përfshirë në veprimtari të paligjshme; thirrja mendohet të ketë të bëjë vetëm me dhënien e informacionit.
SPAK pritet të bëjë të ditur më vonë arsyen zyrtare të paraqitjes së tij.