
Një ambient në zonën e Selitës ishte kthyer në qendër telefonike mashtrimi, ku punonjës shqiptarë telefononin shtetas të huaj për t’i bindur të investonin në bursa të rreme.
Operacioni i policisë, i koduar “Wrong Call”, çoi në arrestimin e tre personave, përfshirë menaxherin e qendrës, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Hetuesit dyshojnë se aktiviteti drejtohej nga dy shtetas që kishin marrë me qira ambientin për këtë qëllim.
Gjatë kontrollit u sekuestruan kompjuterë, telefona dhe dokumente që do të përdoren në hetim. Autoritetet po verifikojnë nëse skema kishte lidhje me rrjete të ngjashme mashtrimi jashtë vendit.