
Në Tiranë do të zhvillohet sot samiti “Growth Plan – Our Pathway to the EU”, një tryezë rajonale që mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneren për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos.
Takimi synon të avancojë planin e ri të rritjes së Bashkimit Europian dhe të thellojë bashkëpunimin rajonal në funksion të integrimit europian të vendeve të rajonit.