
Shqiptarët përkujtojnë sot 81-vjetorin e Çlirimit të Atdheut. Në Varrezat e Dëshmorëve u zhvilluan homazhet zyrtare, ku morën pjesë udhëheqësit më të lartë të shtetit.
Kryeministri Edi Rama vendosi një kurorë me lule te Monumenti “Nënë Shqipëri” dhe u përkul me respekt para kujtimit të të rënëve. Të pranishëm ishin Presidenti Bajram Begaj, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe përfaqësues të tjerë shtetërorë.
Mesazhi i ditës mbetet i pandryshuar: nderim dhe mirënjohje e përjetshme për Dëshmorët e Atdheut.