
Në Uashington, Presidenti Donald Trump ka nënshkruar mbrëmë projektligjin e financimit që i jep fund mbylljes më të gjatë të qeverisë federale në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Nënshkrimi i tij erdhi menjëherë pasi masa kaloi në Dhomën e Përfaqësuesve, duke përmbyllur një ngërç 43-ditor që la qindra mijëra punonjës federalë pa paga dhe ndërpreu shumë shërbime publike.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Trump tha se shërbimet federale do të rifillojnë menjëherë. Ai shtoi se administrata e tij, së bashku me Kongresin, do të vazhdojnë punën për të ulur koston e jetesës, për të forcuar sigurinë publike dhe për të rritur ekonominë amerikane.
Më herët gjatë ditës, 222 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve votuan pro paketës së përkohshme buxhetore, ndërsa 209 u shprehën kundër. Masa do të mbajë qeverinë të financuar deri në fund të janarit, duke i dhënë Kongresit kohën e nevojshme për të negociuar buxhetin afatgjatë.
Me këtë votim dhe me nënshkrimin e presidentit, administrata federale i rikthehet sot normalitetit.