
Bashkimi Evropian po përgatitet këtë javë të miratojë një masë të paprecedentë: bllokimin e përhershëm të 210 miliardë eurove asete sovrane ruse, raporton Financial Times. Brukseli synon ta finalizojë vendimin përpara samitit të 18–19 dhjetorit, duke përdorur Nenin 122 të Traktatit të BE-së — një mekanizëm emergjence që lejon vendimmarrje me shumicë, duke anashkaluar veton e Hungarisë.
Lëvizja synon të “blindojë” fondet para bisedimeve të pritshme të paqes për Ukrainën dhe të ruajë presionin ndaj Moskës, ndërsa Komisioni propozon përdorimin e aseteve si garanci për një kredi prej 90 miliardë eurosh për Kievin.
Pengesë mbetet Belgjika, që mban shumicën e aseteve ruse përmes Euroclear dhe paralajmëron se mund të sfidojë ligjërisht vendimin nëse miratohet pa konsensus.