
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot turin e “Foltores” në Manzë të Durrësit, ku paralajmëroi një fazë të re protestash kundër qeverisë.
Në fjalën e tij, Berisha tha se opozita do t’i rikthehet sheshit çdo natë deri në largimin e qeverisë, duke theksuar se aksioni do të jetë paqësor dhe pa përdorim dhune. Ai u bëri thirrje qytetarëve për mobilizim në janar, duke e cilësuar vitin 2026 si vendimtar për ndryshimin politik në vend.
Berisha përsëriti akuzat se zgjedhjet e viteve 2021 dhe 2025 kanë qenë të manipuluara dhe deklaroi se Partia Demokratike mbetet forca kryesore opozitare, duke u mbështetur, sipas tij, te qëndresa dhe parimet demokratike.