
Një takim prej gati pesë orësh në Kremlin mes presidentit Vladimir Putin dhe emisareve amerikanë nuk solli përparim drejt paqes në Ukrainë. Steve Witkoff dhe Jared Kushner udhëtuan në Moskë si pjesë e nismës së re diplomatike të Uashingtonit, por bisedimet nuk prodhuan asnjë hap pozitiv.
Këshilltari rus Yuri Ushakov tha se diskutimet ishin të sinqerta dhe të dobishme, por se ndasitë mbeten të mëdha. Moska kërkon që Ukraina të heqë dorë nga NATO dhe të pranojë ndryshime territoriale në Donbas — kushte që Kievi i ka refuzuar qartë.
Shtëpia e Bardhë nuk ka reaguar ende, ndërsa Kremlini thotë se një takim i mundshëm mes Putin-it dhe presidentit Trump nuk është në plan, për sa kohë nuk ka progres real.