
Fermerët në Greqi po vazhdojnë bllokimin e autostradave, pavarësisht thirrjes së kryeministrit Kyriakos Mitsotakis për dialog. Ata kërkojnë uljen e kostos së prodhimit dhe çmimit të naftës dhe thonë se, pa zgjidhje, do të qëndrojnë në bllokada edhe gjatë Krishtlindjeve.
Rrugët do të hapen përkohësisht nga 23 deri më 27 dhjetor, ndërsa protestat pritet të rinisin pas festave. Prokuroria ka urdhëruar hetime ndaj personave që lejuan kalimin pa pagesë në pika tarifore.
Qeveria thotë se ka trajtuar 16 nga 27 kërkesat e fermerëve, përfshirë ngrirjen e borxheve dhe kompensimet për dëmet në blegtori. Fermerët e kundërshtojnë këtë, duke thënë se asnjë prej kërkesave kyçe nuk është përmbushur.