
Në Greqi, protestat e fermerëve morën përmasa të dhunshme pranë qytetit Larisa, ku qindra prej tyre u përleshën me policinë për shkak të vonesave në pagesat e kompensimeve. Fermerët bllokuan autostradat me traktorë, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për t’i larguar dhe për të shmangur zgjerimin e bllokadës.
Në Karditsa, protestuesit arritën të thyenin kordonin policor dhe të hynin në autostradën E65. Fermerët paralajmërojnë përshkallëzim të aksionit, duke përmendur rritjen e kostove të prodhimit dhe problemet me agjencinë shtetërore të pagesave bujqësore.
Tensionet rriten edhe pas gjobës prej 392 milionë eurosh që Komisioni Europian i vendosi Greqisë për mashtrime me subvencionet bujqësore.