
Gjykata Kushtetuese mblidhet sot për të vendosur nëse do të marrë në shqyrtim kërkesën e kryeministrit Edi Rama kundër pezullimit të zv.kryeministres Belinda Balluku nga GJKKO. Dosja kaloi në Mbledhjen e Gjyqtarëve pasi kolegji treanëtarësh u nda 2 me 1. Rama argumenton se masa cenon imunitetin kushtetues të ministrave dhe balancën mes pushteteve.
Paralelisht, Balluku ka apeluar masën e pezullimit dhe ndalimin e daljes jashtë vendit. Ajo është nën hetim për procedurat e tenderëve të tunelit të Llogarasë dhe të Unazës së Madhe. Vendimi i Kushtetueses do të publikohet në faqen zyrtare të institucionit.