
Sot, në përfaqësitë diplomatike të Kosovës jashtë vendit, zhvillohet votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00, sipas kohës lokale të secilit shtet, raporton KosovaPress.
Të drejtë vote kanë 19.187 shtetas të Kosovës të regjistruar për votim në misionet diplomatike. Në listën e votuesve përfshihen vetëm qytetarët që gjatë periudhës 26 nëntor–6 dhjetor kanë zgjedhur këtë formë votimi si votues jashtë Kosovës.
Procesi zhvillohet në 40 vendvotime, të hapura në 16 ambasada dhe 13 konsullata të Kosovës, të shpërndara në 18 shtete.