
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka njoftuar se më 13 dhjetor në Shkup do të mbahet një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Tubimi pritet të nisë në orën 13:00 në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa Ahmeti u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen për të kërkuar drejtësi dhe për të shprehur solidaritet.
Reagimi politik erdhi menjëherë. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, e quajti protestën një lëvizje të gabuar që sipas tij mund të dëmtojë marrëdhëniet koalicionare. Ai tha se nuk e mbështet marshimin dhe nuk pret që as partia VLEN ta përkrahë.
Ahmeti ka marrë pjesë edhe më herët në protesta të ngjashme në Prishtinë dhe Tiranë.