
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi se nuk do të pranojë asnjë funksion në PD nëse partia nuk reformohet. Në një intervistë në “Studio 24”, ai tha se lëvizja e tij me strukturat synon rikthimin e parimeve dhe meritokracisë.
Salianji theksoi se beteja e tij nuk lidhet me pozicione politike, por me aftësinë e PD-së për t’u bërë forcë fituese. Ai u shpreh se, në gjendjen aktuale, opozita e ka të vështirë të rrëzojë qeverinë dhe se pa reformim të brendshëm, ai do të vazhdojë të flasë, por nuk do të marrë rol drejtues.