
SPAK i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres dhe deputetes së PS, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur në procedimin penal nr.136/2025. Ajo akuzohet për “shkelje të barazisë në tendera”, në lidhje me procedurën e tunelit të Llogarasë, ndërsa është nën hetim edhe për shtatë tendera të tjerë të infrastrukturës në Tiranë.
Kërkesa i referohet nenit 73 të Kushtetutës dhe synon autorizimin e Kuvendit për arrestimin ose kufizimin e lirisë së Ballukut. SPAK sqaron se hetimet vazhdojnë, ndërsa vlen presupozohet pafajësia deri në vendim të formës së prerë.
Kryeministri Edi Rama reagoi menjëherë, duke e cilësuar kërkesën si pjesë të një “mode të vrazhdë” arrestimesh pa gjyq. Ai tha se Shqipëria ka më shumë të paraburgosur sesa të burgosur, një situatë që sipas tij ka shqetësuar edhe Këshillin e Europës. Rama shtoi se mazhoranca do të mbajë një qëndrim të qartë, pasi për herë të parë Kuvendit i kërkohet të pozicionohet për një çështje të tillë.
Mazhoranca pritet të shqyrtojë kërkesën në ditët në vijim.