
Të paktën tridhjetë persona u plagosën mbrëmë në Japoninë verilindore, pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.5 që goditi brigjet e Paqësorit. Valë cunami deri në shtatëdhjetë centimetra prekën zonat bregdetare, ndërsa banorët u nxitën të largoheshin drejt vendeve të sigurta.
Lëndimet u raportuan kryesisht në Aomori dhe Hokkaido, zona të ndjeshme ndaj lëkundjeve të forta. Autoritetet paralajmërojnë se ditët në vijim mund të ketë tërmete të tjera të fuqishme.
Qeveria japoneze ka bërë thirrje për vigjilencë dhe gatishmëri, ndërsa mijëra banorë u urdhëruan të përgatiten për evakuim. Disa lëkundje pasuese u regjistruan gjatë natës, por nuk ka raportime për dëmtime në centralet bërthamore të rajonit.