
Ambasada amerikane në Tiranë sqaroi se qytetarët e vendeve të prekura nga vendimi i fundit i SHBA-së mund të vazhdojnë të dorëzojnë aplikimet për vizë dhe të marrin pjesë në intervista.
Sipas njoftimit, shqiptarët që disponojnë vizë amerikane lejohen të udhëtojnë drejt SHBA-së për qëllime turistike, pushime, blerje, takime biznesi apo vizita te familjarët dhe miqtë.
Ambasada thekson se pezullimi, që hyn në fuqi më 21 janar 2026, prek vetëm lëshimin e vizave për emigrim për shtetasit e 75 vendeve dhe nuk ndalon udhëtimet me viza joemigruese.
Departamenti i Shtetit bëri të ditur se po rishikon politikat për të siguruar që emigrantët të mos përbëjnë barrë financiare për sistemin amerikan, ndërsa procesi i aplikimeve dhe caktimi i takimeve do të vijojë normalisht.