
Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë reaguar ndryshe ndaj aksionit të SHBA-së në Venezuelë, që çoi në arrestimin e presidentit Nicolas Maduro. Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut shprehën mbështetje të hapur për Uashingtonin, duke e cilësuar veprimin si pjesë të luftës kundër regjimeve autoritare dhe krimit ndërkombëtar.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e quajti qeverinë e Maduros “regjim narkoterrorist”, ndërsa Shkupi tha se qëndron krah partnerit strategjik amerikan. Në të kundërt, presidenti serb Aleksandar Vuçiç e dënoi arrestimin, duke thënë se ai minon rendin ligjor ndërkombëtar.
Bosnja dhe Hercegovina bëri thirrje për përmbajtje, Kroacia tha se po e ndjek situatën në koordinim me BE-në, ndërsa Mali i Zi nuk ka dhënë ende reagim zyrtar.