
Barcelona është fituesja e Superkupës së Spanjës, pasi mposhti Real Madridin me rezultatin 3–2 në finalen e zhvilluar në Xhedah.
Ndeshja dhuroi spektakël që në pjesën e parë. Barcelona kaloi në avantazh me Raphinha në minutën e 36, por Reali barazoi me Vinicius. Robert Lewandowski riktheu katalanasit në epërsi, ndërsa Gonzalo Garcia barazoi sërish, duke e mbyllur pjesën e parë 2–2.
Në pjesën e dytë, ishte sërish Raphinha që shënoi golin vendimtar në minutën e 76’, pas një goditjeje të devijuar nga mbrojtja e Realit.
Në minutat e fundit, Barcelona mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq për Frenkie de Jong, pas një ndërhyrjeje ndaj Mbappé.
Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në kuotën e 16 Superkupave të fituara në histori dhe tashmë fokusohet te La Liga dhe Champions League.