
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, nderoi sot Ismail Qemalin në 182-vjetorin e lindjes së themeluesit të shtetit shqiptar.
Në një mesazh publik, Begaj bëri thirrje për bashkimin e shqiptarëve rreth procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar atë vijimësi të vizionit shtetformues të Ismail Qemalit.
Ai theksoi se aspirata për një Shqipëri evropiane mbetet objektivi kryesor kombëtar dhe duhet të përbashkojë të gjithë shqiptarët, pa dallim.