
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita do të kërkojë krijimin e një qeverie teknike me dy objektiva: zgjedhje të lira dhe mosbllokim të drejtësisë.
Në takimin “Zgjidhja për Shqipërinë”, Berisha theksoi se opozita synon ardhjen në pushtet vetëm përmes votës së lirë dhe jo me dhunë. Sipas tij, zgjedhjet e ndershme nuk ekzistojnë më dhe krimi elektoral duhet të trajtohet si krim i rëndë.
Ai nënvizoi se qeveria teknike duhet të mbajë “duart larg” sistemit të drejtësisë, duke shtuar se çdo ndërhyrje e ekzekutivit e shkatërron ndarjen e pushteteve.
Berisha tha se largimi i qeverisë mund të vijë vetëm nga vullneti i qytetarëve dhe bëri thirrje për krijimin e një fronti të gjerë opozitar me parti politike, shoqëri civile dhe personalitete publike.