
Kreu i PD-së, Sali Berisha, tha sot se objektivi kryesor i opozitës është largimi i Edi Rama nga pushteti, përmes mbështetjes qytetare dhe bashkëpunimit me aktorë të tjerë shoqërorë.
Berisha u shpreh se opozita ka besim se ky qëllim do të arrihet dhe se, sipas tij, beteja kundër korrupsionit mbështetet nga komuniteti ndërkombëtar, duke përmendur rezoluta që ndikojnë në situatën politike në vend.
Ai theksoi se largimi i kryeministrit nuk do të vijë nga drejtësia, por nga protestat paqësore të qytetarëve, duke shtuar se “fjalën e fundit e kanë qytetarët shqiptarë”.