
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret sot në takim përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen.
Vizita në Prishtinë është pjesë e një turneu rajonal të emisarit evropian, i cili do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin në detyrë dhe me përfaqësues të opozitës. Të enjten, Sørensen pritet të udhëtojë në Beograd për bisedime me lidershipin serb.
Kjo është vizita e parë e Sørensenit në rajon që nga marrja e mandatit të dytë si ndërmjetësues i BE-së në dialogun Kosovë–Serbi.
Takimet zhvillohen pas zgjedhjeve në Kosovë dhe në një moment kur në Bruksel pritet rifillimi i dialogut me intensitet më të lartë, pas formimit të institucioneve të reja.