
Gjykata Kushtetuese do të mbajë sot seancë publike për kërkesën e qeverisë që të shfuqizohet vendimi i Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Seanca nis në orën 10:00. GjKKO ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë, duke argumentuar se një gjykatë nuk mund të jetë palë në një gjykim kushtetues.
Balluku është rikthyer përkohësisht në detyrë pas një vendimi të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa masa e ndalimit të daljes jashtë vendit mbetet në fuqi.
Qeveria kërkon gjithashtu zgjidhjen e një konflikti kompetencash mes ekzekutivit dhe GjKKO-së për pezullimin e anëtarëve të Këshillit të Ministrave.