
Kroacia ka rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak pas gati dy dekadash, në një kohë pasigurish të shtuara rajonale dhe luftës së vazhdueshme mes Rusisë dhe Ukrainës.
Që në ditët e para të vitit 2026, rreth 1.200 të rinj kroatë kanë marrë fletë-thirrje për rekrutim. Shërbimi i detyrueshëm ishte pezulluar në vitin 2008, kur vendi iu bashkua NATO-s dhe kaloi në një ushtri plotësisht profesionale.
Ministri i Mbrojtjes, Ivan Anuši?, tha se rikthimi i rekrutimit lidhet me rritjen e rreziqeve të sigurisë dhe nevojën që të rinjtë të jenë të përgatitur për mbrojtjen e vendit.
Sipas autoriteteve kroate, masa synon të rrisë gatishmërinë kombëtare dhe kapacitetet mbrojtëse. Sondazhet tregojnë se rreth 70 për qind e qytetarëve mbështesin rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.