
Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë Kuvendin e partisë më 31 janar, ku kryetari Lumir Abdixhiku do të kërkojë votëbesimin e delegatëve pas humbjes në zgjedhjet e parakohshme të dhjetorit.
LDK-ja u rendit e treta me rreth 13% të votave, një nga rezultatet më të dobëta në historinë e saj. Pas zgjedhjeve, zëra brenda partisë kërkuan dorëheqjen e Abdixhikut.
Abdixhiku ka deklaruar se do të largohet vetëm nëse Kuvendi voton për shkarkimin e tij. Vendimi i 31 janarit pritet të përcaktojë drejtimin e ardhshëm të partisë më të vjetër në Kosovë.