
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, George M. Wikoff, me rastin e marrjes së detyrës.
Osmani riafirmoi mirënjohjen ndaj NATO-s dhe SHBA-së për rolin kyç në sigurinë e Kosovës dhe vlerësoi misionin e KFOR si garant të paqes për të gjithë qytetarët.
Ajo konfirmoi bashkëpunimin e vazhdueshëm me KFOR-in dhe theksoi se Kosova mbetet partner i besueshëm për stabilitetin rajonal, duke ngritur shqetësime për veprime destabilizuese të Serbisë dhe mungesën e llogaridhënies për sulmet ndaj KFOR-it.
Në takim ishte i pranishëm edhe Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Özkan Uluta?.