
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi sot një takim me Komandantin e Misionit të NATO-s në Kosovë, Gjeneral-major Özkan Uluta?, në Kampin “Film City” në Prishtinë.
Gjeneral-major Uluta? riafirmoi përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e sigurisë në të gjithë Kosovën dhe për stabilitetin rajonal. Ai e informoi Presidenten Osmani për aktivitetet dhe angazhimin aktual të misionit në terren.
Komandanti i KFOR-it theksoi gjithashtu gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin dhe koordinimin me institucionet e Kosovës, veçanërisht me Policinë e Kosovës.
KFOR-i vazhdon të veprojë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me mandat për të garantuar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet, në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë.
Në arkitekturën e sigurisë në Kosovë, KFOR-i është reaguesi i tretë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, me të cilët bashkëpunon ngushtë në të gjithë vendin.