
Partia Demokratike zhvilloi mbrëmjen e djeshme protestën e radhës antiqeveritare në Tiranë.
Tubimi u mbajt para Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me kërkesë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u bëri thirrje protestuesve për bashkim dhe krijimin e një fronti të gjerë opozitar.
Gjatë protestës u angazhuan forca policore dhe u bllokuan përkohësisht disa akse rrugore. Nuk u shënuan incidente.
PD-ja ka paralajmëruar vijimin e protestave edhe në ditët në vijim.