Policia e Lezhës zbuloi një magazinë të përshtatur për kultivimin e kanabisit në zonën e Rrilës, pranë superstradës Lezhë–Laç. U sekuestruan rreth 1,000 bimë kanabisi, pajisje ndriçimi, ajrosjeje dhe lidhje të paligjshme energjie. Operacioni u kodua “Second Floor”.