
Kryeministri Edi Rama mblodhi sot kryebashkiakët për sfidat e vitit 2026, sezonin turistik dhe menaxhimin e mbetjeve plastike.
Rama njoftoi se do të ngrihet një task-forcë e përbashkët qeveri–bashki për luftën kundër ndotjes plastike, duke e cilësuar atë një faktor kyç që përkeqëson përmbytjet dhe dëmton mjedisin.
Ai tha se moti ekstrem po bëhet më i shpeshtë për shkak të ndryshimeve klimatike, por theksoi se bllokimi i kanaleve të kullimit nga mbetjet plastike është pasojë direkte e sjelljes njerëzore.
Sipas Ramës, ndotja plastike dëmton edhe detin, ushqimin dhe imazhin turistik të vendit. Task-forca do të hartojë një plan veprimi në tre faza: afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë, me fokus sensibilizimin dhe masat konkrete në terren.