
Kryeministri Edi Rama e cilësoi një “farsë” shqyrtimin në Gjykatën Kushtetuese të kërkesës së dy shoqatave të gjyqtarëve për rritje pagash.
Në një reagim në rrjetin X, Rama tha se nisma rrezikon të thyejë piramidën shtetërore të pagave dhe të cenojë kompetencat kushtetuese të qeverisë dhe parlamentit për politikën e pagave.
Ai argumentoi se gjyqtarët janë tashmë kategoria më e paguar në vend dhe paralajmëroi se një vendim në favor të tyre do të krijonte një precedent të papranueshëm ligjor dhe institucional.
Rama vlerësoi Prokurorinë e Posaçme për mosbashkimin me këtë kërkesë.