
Kryeministri Edi Rama deklaroi në Jerusalem se Shqipëria mbështet planin e paqes për Gazën të Presidentit amerikan Donald Trump dhe është e gatshme të kontribuojë në një forcë ndërkombëtare për stabilizimin e territorit.
Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Rama tha se Shqipëria mban një qëndrim të pandryshuar kundër antisemitizmit dhe do të vazhdojë ta mbrojë këtë parim edhe ndërkombëtarisht.
Ai theksoi lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Izraelit, duke kujtuar mbrojtjen e hebrenjve gjatë Holokaustit, dhe nënvizoi se, ndryshe nga disa vende europiane, në Shqipëri nuk ka pasur protesta apo akte urrejtjeje ndaj Izraelit gjatë luftës në Gaza.
Rama tha se Shqipëria refuzon çdo formë urrejtjeje, përfshirë antisemitizmin dhe islamofobinë, dhe e cilësoi pjesëmarrjen në Bordin e Paqes si përgjegjësi morale.