
Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria po diversifikon prodhimin e energjisë dhe se synimi është që deri në vitin 2030, 30% e energjisë të vijë nga era dhe dielli.
Gjatë prezantimit të parkut eolik në Tropojë, Rama u shpreh se arritja e këtij objektivi do ta bëjë vendin energjetikisht të vetëmjaftueshëm. Çdo prodhim mbi nevojat do të eksportohet.
Parku i erës në Tropojë do të ketë kapacitet 600 MW dhe pritet të ndërtohet brenda 12 muajve. Sipas Ramës, projekti synon t’i japë fund varësisë nga importet dhe nga prodhimi i paqëndrueshëm hidroenergjetik.