
Katër persona u plagosën të premten në një aksident zinxhir ku u përfshinë nëntë automjete, përfshirë një kamion, në autostradën “Milosh Veliki” në Serbinë qendrore, thanë autoritetet.
Një person është në gjendje të rëndë, ndërsa tre të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Nuk raportohet për viktima.
Aksidenti ndodhi pranë qytetit të Luçanit dhe shkaktoi ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në këtë segment të autostradës.