
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, tha se vendimi i Shteteve të Bashkuara për pezullimin e shqyrtimit të vizave për emigrim nga 75 vende nuk bllokon udhëtimin e qytetarëve shqiptarë drejt SHBA-së.
Në një reagim publik, Spiropali sqaroi se masa lidhet vetëm me vizat për qëndrime emigrimi dhe nuk prek vizat turistike, studentore, të biznesit apo vizitat familjare. Sipas saj, askush nuk ndalohet të udhëtojë drejt SHBA-së për qëllime të përkohshme.
Ajo i cilësoi pretendimet për “bllokim vizash” si spekulime politike dhe tha se vendimi nuk targeton Shqipërinë, por është pjesë e një rishikimi më të gjerë të politikës amerikane të emigracionit që prek 75 vende, përfshirë disa nga Ballkani Perëndimor.