
Administrata Tatimore njoftoi se nga 15 janari do të nisë kontrolle në terren në sektorin e ndërtimit për deklarimin e pagave.
Kontrollet do të fokusohen te subjektet e vlerësuara me risk për nëndeklarim, të cilat nuk kanë reflektuar pagat indikative sipas profesioneve, pavarësisht njoftimeve të mëparshme.
Sipas Administrata Tatimore, subjektet që deklarojnë paga nën nivelin orientues ose ndryshojnë profesionet për shmangie do t’i nënshtrohen verifikimit.
Tatimet u bënë thirrje kompanive të deklarojnë saktë pagat për të shmangur masa administrative dhe ligjore.