
Një zjarr i madh përfshiu mbrëmjen e djeshme magazinat e një tregu materialesh në Tiranë, duke djegur disa prej tyre dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Flakët u përhapën me shpejtësi në magazina me rroba dhe materiale të ndryshme, ndërsa në vendngjarje u angazhuan forca të shumta zjarrfikëse për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.
Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për viktima apo persona të plagosur. Zjarri u shua gjatë natës, pas disa orësh ndërhyrjeje.
Shkaku i rënies së zjarrit mbetet ende i paqartë, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga autoritetet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.